Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me vizitën e kryeministrit të Kosovës në Francë, duke i cilësuar ato si pjesë e një narracioni propagandistik.
Sipas Islamit, këto deklarata nuk janë të rastësishme, por reflektojnë një qasje të qëllimshme për ndikim politik përmes propagandës.
Ai e ka krahasuar Vuçiqin me një figurë që vepron në frymën e strukturave të shërbimeve të inteligjencës, si BIA, duke sugjeruar se përdor narracione të tilla për të orientuar opinionin publik.
Në reagimin e tij në Facebook, Islami ka vlerësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si një udhëheqës evropian të pranuar dhe të respektuar në arenën ndërkombëtare.
Ndërkaq, ai ka kritikuar Vuçiqin, duke e cilësuar si një “komentator politik të lodhur” që, sipas tij, merret me analizimin e aktiviteteve dhe diplomacisë së Kurtit.