Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Pejë të shtunën.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, njofton Dukagjini.
“Pejë 28.03.2026-20:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.