Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një vajzë është raportuar e zhdukur nga fshati Dobrajë e Vogël në Lipjan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, zhdukja e saj është raportuar nga babai i saj i cili ka thënë se nuk di asgjë për vendndodhjen e saj, njofton Dukagjini.
“Ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.