Irani: Vrasja e gazetarëve në Liban, alarm për ndërgjegjen globale

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se vrasja e tre gazetarëve në Liban përbën “jo vetëm një humbje të madhe për komunitetin mediatik në rajon dhe në botë, por edhe një thirrje serioze për ndërgjegjen globale”.

Ali Shoeib, gazetar i televizionit Al Manar – një rrjet i lidhur me Hezbollah – si dhe gazetarët e Al Mayadeen, Fatima Fetoni dhe Mohamed Fetoni, u vranë gjatë një sulmi ajror izraelit në qytetin Jezzine, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Në një postim në rrjetet sociale, Araghchi i cilësoi sulmet si “një vrasje e qëllimshme” dhe një përpjekje për të “heshtur zërat e atyre që tregojnë të vërtetën”.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite konfirmoi se kishte vrarë Ali Shoeib gjatë një sulmi, por e akuzoi atë se ishte një operativ i Hezbollahut që paraqitej si gazetar.

Kjo është hera e dytë që Izraeli akuzohet për shënjestrimin e gazetarëve në Liban që nga fillimi i luftës, sipas raportimeve nga korrespondentët në Lindjen e Mesme.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika