Kuçi: Ndeshja Kosovë–Turqi, simbol i miqësisë strategjike dhe kundër narrativave përçarëse

Hulumtuesi i jashtëm i Institutit Octopus, Gurakuç Kuçi, ka vlerësuar se ndeshja e së martës mes Kosovës dhe Turqisë tejkalon dimensionin sportiv, duke e cilësuar atë si një reflektim të miqësisë strategjike ndërmjet dy vendeve.

Sipas Kuçit, raportet mes Kosovës dhe Turqia nuk janë vetëm formale, por janë ndërtuar ndër vite mbi bashkëpunim konkret dhe besim të ndërsjellë. Ai theksoi se kjo marrëdhënie shtrihet edhe në fushën e politikës dhe sigurisë, veçanërisht në kuadër të NATO, ku të dyja vendet kontribuojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Për 90 minuta, kjo ndeshje pasqyron respektin dhe afrimin mes dy popujve, jo vetëm në fushë, por edhe përtej saj, në ekonomi, turizëm dhe bashkëpunim më të gjerë”, ka theksuar ai.

Kuçi ka paralajmëruar se çdo përpjekje për ta kthyer këtë moment në përçarje është e panevojshme dhe e dëmshme, duke rikujtuar se shtetësia e Kosovës është ndërtuar edhe me mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë.

Ai ka përmendur rolin e Turqia, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar, në procesin e njohjes ndërkombëtare dhe forcimit të shtetit të Kosovës.

Në fund, Kuçi ka bërë thirrje për të refuzuar narrativat që synojnë ndarjen, duke theksuar: “Nuk ka vend për narrativa që ndajnë. Stop narrativave hibride nxitëse”.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika