Shembja e rrugës në Prishtinë, Pacolli: Pasojë e neglizhimit të standardeve

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka reaguar pas shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, duke e cilësuar atë si pasojë të drejtpërdrejtë të neglizhimit të standardeve të ndërtimit.

Pacolli ka thënë se respektimi i ligjit dhe kritereve teknike është jetik për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, punëtorëve dhe stabilitetit të infrastrukturës, duke theksuar se llogaridhënia duhet të jetë e plotë dhe e panegociueshme.

“Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve. Respektimi i ligjit dhe i kritereve teknike është jetik për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, punëtorëve dhe stabilitetin e infrastrukturës sonë, andaj llogaridhënia duhet të jetë e plotë dhe e panegociueshme”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka shtuar se, pavarësisht rezistencës nga grupet e interesit apo politika pa llogaridhënie, Ministria po punon për vendosjen e rendit dhe rregullit në këtë fushë.

Sipas saj, edhe komunat duhet të mbajnë përgjegjësi për mungesën e inspektimit dhe mosrespektimin e standardeve në ndërtim.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika