Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje sot, e hënë në orën 11:00, ku do të shqyrtohet miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme, si dhe propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës.

Kryesia e cila udhëhiqet nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu do të trajtojë 16 pika të rendit të ditës.

Në rendin e propozuar për seancën plenare përfshihen disa projektligje, kryesisht marrëveshje ndërkombëtare dhe kredi financiare për projekte infrastrukturore e energjetike në vend.

Ndër to janë projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve me Bashkimin Evropian në kuadër të programeve IPA 2017 dhe 2018, si dhe marrëveshje kredie me Bankën Evropiane për Investime dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projekte në sektorin e energjisë, efiçiencës energjetike dhe trajtimit të ujërave të zeza.

Po ashtu, në rend dite është edhe projekti për rrugën me shpejtësi të lartë Prishtinë–Mitrovicë, përmes një kredie shtesë nga Fondi Saudit për Zhvillim.

Kryesia do të shqyrtojë gjithashtu formimin e disa komisioneve Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve në Komisionin e Pavarur të Mediave dhe në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe një propozim të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetit Branislav Nikoliq në komisione parlamentare.

Mbledhja pritet të zhvillohet me këtë rend dite të plotë, ku pas diskutimeve do të përcaktohet edhe agjenda për seancën plenare të Kuvendit.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika