Irani thotë se kërkesat e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës janë “të tepërta dhe të paarsyeshme”

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se SHBA është në “bisedime serioze” me një “regjim të ri dhe më të arsyeshëm” në Iran.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Irani ka kundërshtuar këto pretendime.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, ka thënë se kërkesat e SHBA-së për përfundimin e luftës janë “të tepruara dhe të paarsyeshme”.

Sipas tij, Teherani nuk ka zhvilluar “asnjë negociatë direkte” me SHBA-në dhe se deri më tani ka pasur vetëm shkëmbim mesazhesh përmes ndërmjetësve lidhur me synimet amerikane për dialog.

Baghaei shtoi se takimet e zhvilluara nga Pakistani janë në kuadër të iniciativave të tyre dhe se Irani “nuk ka marrë pjesë” në to, raporton BBC.

Ai gjithashtu akuzoi SHBA-në për ndryshim të vazhdueshëm të qëndrimeve, duke vënë në dyshim seriozitetin e diplomacisë amerikane.

Të fundit nga rubrika