Rritja e çmimeve të karburanteve, transportuesit francezë dalin në protestë

Një protestë me lëvizje të ngadaltë, e organizuar nga Organizata e Operatorëve të Transportit Rrugor Evropian (OTRE), po zhvillohet në unazën e Parisit, ku transportuesit po kërkojnë ndërhyrje urgjente nga qeveria për përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit.

Sipas raportimeve të mediave vendase, protesta nuk përbën bllokadë të plotë të trafikut, por synon të ushtrojë presion ndaj autoriteteve për të siguruar mbështetje direkte dhe masa më të qarta në sektorin e karburanteve.

Kjo lëvizje vjen pas dështimit të negociatave mes përfaqësuesve të sektorit dhe ministrave përkatës. OTRE ka theksuar se masat aktuale janë të pamjaftueshme për kompanitë e transportit rrugor, të cilat po përballen me fitime gjithnjë e më të ulëta për shkak të kostove në rritje.

Protesta të ngjashme pritet të organizohen edhe në ditët në vijim, si në Paris ashtu edhe në qytete të tjera të Francës, ndërsa operatorët paralajmërojnë për pasoja të mëtejshme nëse nuk ndërmerren masa konkrete për mbështetjen e sektorit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika