”Kurti kalon nga emocioni në racionalitet” – Maloku: Sinjal për kompromis me opozitën

Profesori Fadil Maloku ka folur për takimet e mundshme, përkatësisht ftesën e kryeministrit Albin Kurti për krerët e partive opozitare, për mundësinë e gjetjes së një emri konsensual për president të vendit.

Maloku, në FIVE në RTK Dukagjini, është shprehur se prononcimi i sotëm i kryeministrit Albin Kurti është tregues se kapitali i ngritur nga Vetëvendosje është kalim nga rrafshi emocional në rrafsh racional.

“Kjo nënkupton se është rritur niveli i përgjegjësisë së institucionit të kryeministrit, por përgjithësisht i qeverisë. Ky është një mesazh për kompromis, por jo konsensus”, ka thënë ai.

Maloku konsideron se mesazhi i Kurtit i është drejtuar PDK-së dhe LDK-së.

“Në këtë kohë që ka mbetur do të bëjnë përpjekje maksimale dhe, për mendimin tim, qeveria është e gatshme me bo kompromise”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika