Dy komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje këtë të martë.
Nga ora 13:30, do të mblidhet Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport.
Në rend dite janë miratimi i rendit të ditës, miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar të mbajtur më 18 shkurt 2026, si dhe miratimi i fushëveprimtarisë së komisionit, ndërsa në fund pritet të trajtohen edhe çështje të ndryshme.
Ndërkohë, nga ora 14:00, do të mblidhet Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese.
Ky komision do të shqyrtojë nominimet e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, nëse ata i përmbushin kushtet e parapara me Kushtetutë dhe ligj.