Moti sot i vranët me riga shiu, temperaturat deri në 9°C

Të martën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu vende-vende, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 9 gradë.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 7 metra në sekondë.

Këto kushte meteorologjike konsiderohen të favorshme për sektorin e bujqësisë. Mungesa e temperaturave negative nënkupton se nuk ka rrezik nga ngricat, ndërsa lagështia e krijuar nga reshjet ndihmon tokën dhe zhvillimin e bimëve.

Po ashtu, krijohen kushte të përshtatshme për kulturat pranverore.

Bujqit këshillohen që ta shfrytëzojnë këtë periudhë për punimin e tokës, mbjellje të reja si dhe për kujdes të shtuar ndaj bimëve, në veçanti pemëve.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika