Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së kundër liberalizimit të tregut të energjisë

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të papranueshme kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me vendimet e dy shkallëve të gjyqësorit për rastin e liberalizimit të tregut të energjisë, që përfshin detyrimin e rreth 1300 bizneseve për të kaluar në tregun e hapur të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ky vendim konsiderohet si konfirmim i ligjshmërisë së vendimeve të saj dhe i procesit të liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë.

ZRRE thekson se procesi i liberalizimit po vazhdon në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe aktet nënligjore në fuqi.

“ZRRE-ja vazhdon zbatimin e plotë të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, në përputhje të plotë me Ligjin nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike dhe aktet nënligjore përkatëse. Qëllimi i këtij procesi është krijimi i një tregu konkurrues, transparent dhe efikas, në interes të të gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika