Reduktime të energjisë elektrike në Ferizaj, KEDS-i jep detaje

Qytetarët e Ferizajt janë duke u përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike. Në këtë qytet ka mungesë të energjisë elektrike nga dita e djeshme.

Këtë e konfirmoi edhe Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Ferizaj, Alberton Sahiti, i cili tha se qyteti ka qenë pa furnizim me energji elektrike për rreth 16 orë gjatë ditës së djeshme.

Sipas tij, edhe sot disa pjesë të kësaj komune po përballen me mungesë të energjisë elektrike.

“16 orë krejt qendrën nuk ka pasur rrymë, pra në orë të vona ka ardhur. Arsyet janë, sipas KEDS-it që janë duke punuar diku në trafo të re, kështu që nuk kemi ndonjë arsye tjetër. Tash, për momentin, gjendja ka filluar me u stabilizuar, po jo bash në gjendjen më të mirë të mundshme. Ka pjesë, ka edhe pjesë-pjesë ku nuk ka rrymë sot. E sidomos nata e mbrëmshme, ka qenë diku mbi 16 orë, krejt qyteti i Ferizajt ka qenë pa rrymë” , tha Sahiti për KosovaPress.

Ndërkaq, KEDS për KosovaPress ka njoftuar se arsyeja e kufizimit të furnizimit me energji elektrike në Ferizaj është për shkak të prishjes e transformatorit T3 në Ferizaj nga ana e KOSTT. Sipas tyre kjo gjendje e furnizimit vazhdon që nga data 13 mars kur është dëmtuar ky transformator.

Edhe disa qytetarë në Ferizaj janë ankuar për mungesë të energjisë elektrike, që sipas tyre po paraqet vështorësi në jetën e tyre të përditshme.

Dy ditë më parë edhe disa vende të Prshtinës mbeten në terr për gati 24 orë si pasojë dëmtimit të infrastrukturës energjetike nga shembja e rrugës ‘Don Shtjefën Kurti”.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika