MINTI themelon komision për verifikimin e njehsorëve elektrikë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka themeluar një komision të posaçëm për verifikimin e njehsorëve elektrikë.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim vjen pas zhvillimeve të fundit dhe pretendimeve publike për keq llogaritje të energjisë elektrike. Komisioni është themeluar më 31 mars, duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe në kompetencat e Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Megjithëse MINTI bën të ditur se deri më tani nuk ka pranuar asnjë ankesë zyrtare nga qytetarët për keqfunksionim të njehsorëve, institucioni ka vendosur të ndërmarrë hapa proaktivë për të rritur besimin publik.

Nga data 1 prill 2026, komisioni do të dalë në terren për të verifikuar çdo njehsor elektrik për të cilin paraqitet ankesë nga konsumatorët.

“MINTI e njofton opinionin publik se deri më tani nuk është pranuar asnjë ankesë nga konsumatorët lidhur me dyshime për keq llogaritje të njehsorëve. Megjithatë, duke filluar nga data 01.04.2026 (e mërkurë), komisioni do të dalë në terren për të verifikuar njehsorët elektrikë të çdo konsumatori që paraqet ankesë.

Me këtë rast, MINTI u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët janë shfrytëzues të energjisë elektrike, që për çdo dyshim lidhur me funksionimin e parregullt të njehsorëve në objektet e tyre të banimit, të njoftojnë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit, në numrin pa pagesë 0800 11000, ose përmes adresës elektronike: [email protected].
Në fotografinë e mëposhtme është paraqitur një model se si mund të verifikoni njehsorin (orën) e energjisë elektrike në ndërtesat tuaja.
MINTI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe në sigurimin e një tregu të drejtë dhe transparent”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika