LVV-ja ende pa hapa konkret drejt zgjedhjes së presidentit të ri 

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka nisur ndonjë hap për çështjen e zgjedhjes së presidentit, derisa afati për këtë përfundon pas 28 ditësh. Ende nuk ka mbledhur Këshillin e partisë e as nuk ka ndonjë sinjal se së shpejti mund të ketë takim me liderët e partive opozitare. Këta të fundit akuzojnë Kurtin se do ta zvarrisë këtë çështje qëllimshëm.

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje u mblodh sot për rreth dy orë në Kuvend.

Por, urgjente nuk e kishin për ta diskutuar çështjen e presidentit, por diçka tjetër.

“Pra kuvendi i Kosovës i është kthyer rrjedhës së vet normale kjo rrjedhje është në kuadër të aktiviteteve tona normale… jo absolutisht jo tani çështja e presidentit meqë është kthyer në pikën ku ne duhet të diskutojmë me partitë politike përpjekjet tona do vazhdojnë”, ka thënë deputeti Artan Abrashi.

Megjithatë, paralajmërimet e Kurtit se do të mbledh partinë e tij për ta diskutuar çështjen e presidentit ende nuk janë konkretizuar, ndërkohë që Abrashi thotë se opozita është fajtore.

“Kurdo që do kemi një shenjë pozitive që opozita ka dalë nga bojkoti i institucioneve dhe ka gatishmërinë që me gjet zgjidhjen për presidentin ne do ta kemi emrin menjëherë pra numrat që i kemi në kuvend janë të mjaftueshme kanë qenë të mjaftueshme me zgjedh kryetaren e Kuvendit, me zgjedh kryesinë e Kuvendit me konsolidu Kuvendin me zgjedh qeverinë, dhe këtë e kemi bërë në afat rekord fatkeqësisht apo fatmirësisht nuk e kemi mundësinë me zgjedh presidenten vet”, ka shtuar Abrashi.

Për çështjen e presidentit nuk foli kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu.

E në Partinë Demokratike të Kosovës thonë se ende nuk kanë pranuar ndonjë ftesë për takim, por nuk presin ndryshime pozitive nga partia në pushtet.

“Tashmë zakonisht çdo vendim ai e zvarrit me qëllim që me ardh në fund dhe mu arsyetu se gjoja i ka fajet dikush tjetër nuk shoh ndonjë ndryshim nga kjo mendësi, dhe besoj që do vazhdojm derisa të shohim qëndrimet e tyre, e vendimet e propozimet në Kuvendin e Kosovës nuk pres ndonjë ndryshim, shihet qartë se nga fillimi nuk është i interesuar të bëjë zgjidhje”, ka thënë deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, nuk kanë pranuar të flasin, meqë thanë se janë në pritje të veprimeve nga partia në pushtet.

Deputetët e Kuvendit kanë kohë edhe pak javë për të zgjedhur presidentin e ri, pas afatit që i dha Gjykata Kushtetuese.

Çështja përfundoi në Kushtetuese pasi presidentja Vjosa Osmani kishte nxjerr dekret për shpërndarjen e Kuvendit, një ditë pas dështimit të zgjedhjes së presidentit.

Aktualisht, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur e vetme presidentin, meqë duhen të paktën 80 deputetë të pranishëm.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika