Pas humbjes së Kosovës në finalen e plejofit kualifikues për Botërorin e këtij viti ndaj Turqisë, ka reaguar futbollisti i “Dardanëve”, Edon Zhegrova.
Kosova u mposht 1:0 në stadiumin Stadiumi Fadil Vokrri në Prishtinë, duke mbetur jashtë kualifikimit për Kupën e Botës 2026.
Zhegrova, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 71-të, ka shprehur besim se përfaqësuesja kosovare do të arrijë së shpejti të paraqitet në një ngjarje të madhe futbolli.
“Do të vijë dita, ju premtoj”, ka thënë ai në reagimin e tij pas ndeshjes.