Haradinaj: Përgjegjësia për gjendjen në vend bie mbi Kurtin dhe qeverinë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për mashtrim, duke theksuar se përgjegjësia për gjendjen aktuale në vend bie mbi të dhe qeverinë që ai drejton.

Duke folur në foltoren e Kuvendit, Haradinaj u shpreh se Kurti ka paraqitur një “mashtrim ideal”, duke shtuar se qytetarët po përballen me pasoja konkrete si rritja e çmimeve dhe problemet në sektorin e energjisë.

“Sot erdh mashtruesi para nesh, me një mashtrim ideal dhe na mashtroi kryeministri”, ka nisur fjalimin në foltoren e Kuvendit Haradinaj.

Gjatë fjalimit, Haradinaj u paralajmërua nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, që të ketë kujdes me gjuhën e përdorur teksa ai u shpreh se “mashtrimi nuk është fyerje” dhe vazhdoi akuzat e tij.

Ai kritikoi qeverinë për menaxhimin e çmimeve dhe energjisë, duke pretenduar se njerëz të afërt me pushtetin po përfitojnë nga tregtia e energjisë, ndërsa qytetarët përballen me fatura të larta, gjithashtu, ai akuzoi ekzekutivin për shpenzime të mëdha.

“Ndodhi një mashtrim dhe dua ta demaskoj. Kolegu që foli para meje është sa vjet në pushtet dhe mban përgjegjësi për çmimet, vjedhjen me energjinë, faturat që po na vinë, ky dhe qeveria juaj dhe nuk mund t’i ikni përgjegjësisë. Nuk mund të fshiheni pas çmimit tavan as asgjë sepse oligarkët tu kryeministër po blejnë e shesin energji çdo ditë, e po ju shtohen kompanitë njerëzve tuaj të afërt. Thotë po financohen mediat me thasë. Ky shpenzon më së shumti para duke ushqyer zagarë me i fy shqiptarët”, ka thënë Haradinaj.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika