Rexhepi: Opozita po synon bllokada, jo zgjidhje për presidentin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi, ka akuzuar partitë opozitare se nuk janë të interesuara për të gjetur një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit, por për të krijuar bllokada të vazhdueshme në Kuvendin e Kosovës.

Sipas saj, qëndrimet e opozitës tregojnë mungesë të vullnetit për kompromis dhe një fokus të qartë në pengimin e proceseve institucionale.

“Qëllimi i opozitës deri më tani që ka reflektuar dhe e kemi dëgjuar nëpër studiot televizive nuk e kanë idenë apo nuk e kanë qëllimin e duhur të bëjnë një zgjidhje për presidentin. Por, e kanë qëllimin që të bëjnë bllokada të vazhdueshme në Kuvend. Qysh ka pasur bllokada edhe vitin e kaluar. E këto bllokada nuk i bëjnë mirë vendit, nuk i bëjnë mirë Kosovës. Ata duhet ta kenë të qartë që nuk mund ta përjashtojnë LVV nga qeverisja sepse i ka fituar 51 për qind. Edhe duhet të ulen të diskutojnë dhe të japin një emër konkret nëse dëshirojnë  që të vazhdojmë bashkë për një zgjidhje për presidentin”, ka thënë Rexhepi në FIVE të TV Dukagjinit.

Sipas afateve kushtetuese, partitë politike kanë edhe 26 ditë në dispozicion për të zgjedhur presidentin e ri. Në të kundërtën, nëse Kuvendi dështon të zgjedhë kreun e shtetit, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika