E miratuan edhe në vitin 2023, por Gjykata Kushtetuese ua hodhi poshtë.
Pas tre vitesh, Qeveria e Kosovës votoi sërish pro projektligjit për çmimet tavan, si masa të përkohshme për produktet themelore kur ka destabilizim në treg.
Që ky dokument të shndërrohet në ligj nevojitet edhe miratimi në Kuvend. Por, ndërkohë, çmimet e naftës të shtunën u rritën sërish.(pamje të pompave)
Madje krahas çmimit maksimal që caktoi ministria, në treg një litër naftë është shitur deri në 3 centë më shtrenjtë, pra 1 euro e 94 centë.
Ndonëse ky projektligj, sipas shefit të ekzekutivit mbron konsumatorët, me të s’po pajtohen bizneset.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesve thotë se përmes tij ato dëmtohen.
“Është një tentim për të mbajt nën kontroll marzhën e bizneseve, përfitimit të tyre. Njëkohësisht duke tentuar të mbajnë në kontroll inflacionin. Por kjo është ndërhyrje në ekonominë e tregut”, ka thënë Shahini.
Ani pse do të rregullojë çmimet e produkteve bazë në treg, ky projektligj nuk garanton funksionalitet, vlerëson Selatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori”.
“Edhe kjo qeveri po na kapërcen neve, po na mashtron me politizime që është populizëm me një ligj që nëse do të kishim treg nuk do të kishte vend, nëse ne nuk kemi treg të konsoliduar nuk kemi treg të brendshëm pra ta bëjmë…”, ka thënë Kaçaniku.
Kaçaniku thotë se ngritjet e çmimeve po falimentojnë edhe shtresën e mesme të shoqërisë.
“Tash po paralajmërojmë falimentimin e shtresës së mesme të shoqërisë e cila po jeton me linja kreditore me overdrafte dhe askush nuk po na dëgjon dhe një dëshmi më shumë se asnjë qeveri nuk komunikon me neve atëherë kujt i shërben”, ka shtuar Kaçaniku.
Që ky projektligj ka dy anët e medaljes e thotë ekonomisti, Egzon Kastrati.
“permes ligjit per cmimet tavan do te mbroheshin, sepse do mbroheshin nga çmimet spekulative qe bizneset t’i reduktojnë produktet e tyre..”, ka thënë Kastrati.
Ligji i kaluar, tashmë i shpallur i pavlefshëm, i cilësonte produkte themelore drithërat, bukën, miellin, orizin,vajin ushqimor të lulediellit, qumështin, kripën e kuzhinës, vezët e pulës, lëndët e drurit për djegie.