Java e dytë e prillit në Kosovë pritet të karakterizohet me mot kryesisht të ngrohtë dhe kushte stabile atmosferike, me reshje shiu në disa ditë të javës.
Sot, e hënë parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 18 deri në 23 gradë.
Gjatë javës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 11 deri në 23 gradë.
Të martën dhe të enjten pritet të ketë vranësira më të theksuara, të shoqëruara me riga lokale shiu.
Ndërkohë, dita e mërkurë dhe e premte do të jenë kryesisht me diell, por me rënie të lehtë të temperaturave krahasuar me fillimin e javës.