Pas zotimeve që dhanë në mbledhjen e kaluar, tashmë anëtarët e KPK-së, kanë nisur analizimin e konkursit të vitit 2022 për kryeprokuror të shtetit, si dhe punën për ndryshimet në rregulloren për zgjedhjen për këtë pozitë.
Dukagjini ka mësuar se javën e ardhshme do mblidhet komisioni për çështje normative në KPK, e që temë diskutimi do te jetë kjo çështje.
Shoqëria civile si dhe partnerët ndërkombëtar kishin kërkuar që pozita e kryeprokurorit të shtetit të plotësohet urgjentisht nga kryesia e re e KPK-së.
Përveç kësaj çështje në Institutin e Kosovës për Drejtësi, kanë shpresë së përbërja e re në KPK e në KGJK, do të jetë më transparentë në raport me përmbushjen e obligimeve kushtetuese dhe ligjore, si ndryshim nga përbërjet e kaluara.
“…pritjet janë pothuajse të njëjta që Këshilli Gjyqësor të vazhdojë punën e mirë që ka bërë në 5 vitete e fundit e Këshilli Prokurorial i Kosovës ta ndryshojë qasjen dhe të fillojë të jetë më transparent më llogaridhënës për ne është e rëndëisshem që kryesuesi i ri i KPK-së, vec ka fillu të jetë më transparent ndaj publikut e shoqërisë civile”, ka thënë Ehat Miftaraj, drejtor i IKD-së.
Teksa Këshilli Gjyqësor i Kosovës është në fazën e ndryshimit në përbërje, dhe në proces të përzgjedhjes së kryesuesit të ri, Vullnet Bugaqku nga KDI thotë se duhet të përmirësohet efikasiteti në gjyqësor.
“Tek KGJK-ja çështje urgjente janë planifikimet strategjike që i ka KGJK-ja në kuadër të planit strategjik të miratuar aty përfshinë disa aktivitete mbi efikasitetin e sistemit gjyqësor pra efikasitetin e shtuar të gjykatave në trajtimine lëndëve civile, fuqizimin e llogaridhënies fuqizimin e rasteve disiplinore ndaj gjyqtarëve të cilët thyejn rregullat dhe normalisht fuqizimi i mëtutjeshëm i transaprencës”, ka thënë Bugaqku.
Pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për KPK-në, ka ndryshuar përbërja në këtë Këshill, e rrjedhimisht duhet të ndryshohet edhe rregullorja për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve në prokurori.
Në krye të këtij institucioni është Arian Gashi, e në KGJK-në për pozitën e kryesuesit janë në garë Rrustem Thaçi dhe Besnik Bislimaj.