Ish-ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Kotromanoviq: Nëse Rusia do ta mposhte Ukrainën brenda një muaji, Vuçiqi do ta sulmonte Kosovën

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ante Kotromanoviq, ka deklaruar se Serbia mund të kishte ndërmarrë veprime ushtarake ndaj Kosovës në një skenar ku Rusia do të fitonte shpejt luftën në Ukrainë.

Në një intervistë për N1, ai tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e përdor çështjen e Kosovës dhe armatosjen si instrument për forcimin e pushtetit të tij të brendshëm.

“Besoj se Vuçiqi, me forcat e tij dhe ndoshta me mbështetje ruse, do të zbriste drejt Kosovës nëse Rusia do ta mposhtte Ukrainën brenda një muaji. Kush do ta ndalte atëherë?”, u shpreh Kotromanoviq.

Ai theksoi se Serbia vazhdimisht e ka në fokus Kosovën, të cilën sipas tij “nuk mund ta pranojë si të humbur”.

Duke komentuar armatosjen e Serbisë, Kotromanoviq tha se kjo nuk përbën vetëm çështje sigurie, por edhe një strategji politike për të forcuar pushtetin e Vuçiqit.

Ndërkohë, ai bëri dallim mes armatosjes së Kroacisë dhe asaj të Serbisë, duke theksuar se Kroacia, si anëtare e NATO, ka obligime që nuk përbëjnë kërcënim për rajonin.

Kotromanoviq komentoi edhe përfshirjen e Izraelit në furnizimin me armë për Serbinë, duke thënë se ka indikacione për shitje të sistemeve të avancuara ushtarake.

Sa i përket zhvillimeve globale, ai theksoi se lufta në Ukrainë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme kanë ndryshuar natyrën e luftës moderne, sidomos me përdorimin e dronëve.

Ai kritikoi mënyrën e menaxhimit të konfliktit me Iranin, duke e cilësuar si të paqartë dhe të rrezikshme, ndërsa bëri thirrje për më shumë fokus në paqe dhe dialog, e jo në përshkallëzim të luftërave.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika