LDK-ja e krejt opozita “pa lider”, Ramabaja ua sheh “shpëtimin” te Osmani

Analisti politik Sadri Ramabaja ka thënë se figura e ish-presidentes Vjosa Osmani mbetet një nga aset politik për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe opozitën në përgjithësi.

Në Debat Plus, Ramabaja theksoi se pothuajse ekziston një pajtim i gjerë se Osmani përfaqëson një lidere politike që i duhet jo vetëm LDK-së, por gjithë spektrit opozitar.

“Në rastin konkret te personaliteti i Vjosa Osmanit pothuajse të gjithë po pajtohemi se ajo megjithatë është një lidere politike, për të cilën ka nevojë LDK-ja. Dhe jo vetëm LDK-ja, në kërkim të liderit është opozita në përgjithësi. Se s’kanë lider.

Dhe në këtë moslexim të situatës, në bazë të pikëpamjes sime, LDK-ja mund të jetë hera e dytë që e bën gabimin strategjik. Në kërkim të liderit atëherë pat sjell Isa Mustafën, një shkollë krejt tjetër e lidhjes komuniste në krye të LDK-së, që mëtonte të ishte një forcë politike pak e shumë kundërvënës i sistemit.

Në rastin konkret, në rast se do ta projektonin si lidere automatikisht dhe do ta sillnin në krye të listës së përbashkët, mendoj se do të kishim një garë të fuqishme, pastaj për vendin e dytë, në mes PDK-së dhe LDK-së”, ka thënë Ramabaja.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika