Kryeministri i vendit, Albin Kurti, po viziton sot pjesën veriore të Mitrovicës.
Sipas mediave lokale, Kurti, së bashku me kryetarin e Mitrovicës së Jugut dhe ministrat Elbert Krasniqi e Xhelal Sveçla, kanë vizituar familjen Haradinaj në një nga ndërtesat e “Tri Solitereve”.
Një nga anëtarët e kësaj familjeje kishte humbur jetën më 8 prill 2012 si pasojë e një shpërthimi në apartamentin e tij.
Më pas, Kurti mori pjesë në inaugurimin e zyrës së re të Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicën e Veriut, në objektin ku më parë funksiononin strukturat paralele serbe.