Vendet e Lindjes së Mesme mirëpresin armëpushimin SHBA–Iran dhe kërkojnë përfundim të plotë të konfliktit

Gjurmë drite shihen mbi Jerusalem ndërsa raketat hidhen nga Irani

Vendet e Lindjes së Mesme kanë reaguar pozitivisht ndaj marrëveshjes për armëpushim dyjavor mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, e arritur pas më shumë se pesë javësh përleshjesh që u përhapën në të gjithë rajonin.

Presidenti i Libanit, Joseph Aoun, e mirëpriti këtë armëpushim, duke theksuar se dhuna nuk është një mjet efektiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve.

Ai nënvizoi angazhimin e vendit për një paqe të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në rajon.

Edhe presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, e cilësoi marrëveshjen si një lajm që sjell lehtësim për miliona njerëz në mbarë botën, duke shprehur shpresën se ky zhvillim do të çojë drejt një marrëveshjeje të përhershme për përfundimin e luftës, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Nga ana tjetër, Presidenca Palestineze e quajti armëpushimin një hap pozitiv drejt stabilitetit, ndërsa presidenti Mahmoud Abbas kërkoi që ai të përfshijë edhe territoret palestineze, përfshirë Gazën, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Ai gjithashtu bëri thirrje për ndaljen e armiqësive ndaj Libanit.

Ministria e Jashtme e Katarit theksoi nevojën që ky hap të shfrytëzohet urgjentisht për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

Ndërkohë, Arabia Saudite vlerësoi përpjekjet e ndërmjetësuesve pakistanezë në arritjen e marrëveshjes.

Ministri i Jashtëm i Omanit deklaroi se bota për momentin i është shmangur një katastrofe, por paralajmëroi se nuk ka vend për vetëkënaqësi në të ardhmen.

Jordania, përmes ministrisë së saj të jashtme, theksoi rëndësinë e garantimit të lirisë së lundrimit ndërkombëtar, veçanërisht në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa mirëpriti gjithashtu armëpushimin.

Edhe Kuvajti përgëzoi rolin e Pakistanit në arritjen e marrëveshjes, duke shprehur shpresën se ky zhvillim do të çojë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që forcon sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Trump pajtohet për armëpushim dyjavor me Iranin, kusht rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika