“Jo në të gjitha komunat janë bërë manifestime” – Menekshe kritikon institucionet në Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Drejtori i OJQ-së “Durmish Aslano”, Fatmir Menekshe, ka kritikuar mënyrën se si institucionet në Kosovë e trajtojnë komunitetin rom, duke theksuar se në shumë komuna mungojnë aktivitetet dhe respekti i duhur në Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Sipas tij, kremtimet e 8 prillit shpesh janë simbolike dhe të vonuara, pa përfshirje rë komunitetit në vendimmarrje.

“Takimet ose vizitat për ta nderuar komunitetin romë në ditën e tyre ndërkombëtare, por këto takime është dashur para një muaji ose dy muaji të realizoheshin ose të pyetet komuniteti se a duhet të mbështetet në kremtimin e ditës së tyre nacionale përmes fondeve publike përmes institucioneve lokale apo qendrore”, ka deklaruar Menekshe.

Ai shtoi se mungesa e aktiviteteve në të gjitha komunat e vendit tregon, sipas tij, një nivel të ulët të përfshirjes dhe promovimit të kulturës rome.

“Jo në të gjitha komunat kanë ndodhur manifestimet, dhe kjo na bën të mbesim mbrapa në kremtimin e ditëve tona, në njohjen dhe prezantimin e kulturës sonë të pasur”, theksoi ai.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika