Trump: Ushtria amerikane gati për veprim, nëse Irani nuk respekton marrëveshjen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar në platformën Truth Social se forcat ushtarake amerikane do të qëndrojnë të vendosura në dhe rreth Irani derisa të zbatohet plotësisht ajo që ai e quan “Marrëveshja e Vërtetë”.

Trump paralajmëroi për pasoja të rënda në rast të mosrespektimit të marrëveshjes, duke thënë se “nëse për ndonjë arsye kjo nuk ndodh, atëherë ‘do të fillojë të shtënat’, më të mëdha, më të mira dhe më të forta se kurrë më parë”, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

“Të gjitha anijet, avionët dhe personeli ushtarak amerikan, me municione shtesë, armatime dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për ndjekjen dhe shkatërrimin e një armiku tashmë të dobësuar ndjeshëm, do të qëndrojnë në vend në dhe rreth Iranit”, shkroi Trump duke nënvizuar se ushtria amerikane është në gatishmëri të plotë.

Sipas Trump, marrëveshja përfshin ndalimin e plotë të armëve bërthamore nga Irani, ndërsa ai shtoi se Ngushtica e Hormuzit “do të mbetet e hapur dhe e sigurt”.

Presidenti amerikan, mes tjerash, u shpreh se ushtria amerikane është duke u përgatitur dhe “pret me padurim pushtimin e radhës”, duke e përmbyllur mesazhin me sloganin “Amerika është kthyer”.

Të fundit nga rubrika