Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën ka pasur të shtëna me armë në një lokal në Pejë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një i dyshuar pas një mosmarrëveshjeje ka kanosur të pranishmit në lokal dhe ka sulmuar viktimën mashkull kosovar.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor ndërkaq i dyshuari është arratisur.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka kanosur të pranishmit në lokal dhe ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. I dyshuari poashtu ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ka dëmtuar xhamat e lokalit dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport policor.