Në 27-vjetorin e betejës së Koshares, në vendin ku ndodhi beteja më e përgjakshme dhe më heroike e luftës se UÇK-së, përveç shumë qytetarëve dhe familjarëve të dëshmorëve e bashkëluftëtarëve, homazhe kanë bërë edhe krerët shtetërorë e politikë.
Ushtruesja e detyrës se presidentes, Albulena Haxhiu ka kryer homazhe e shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar.
Në Koshare, homazhe kanë bërë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kryetari e BDI-së, Ali Ahmeti.
Gjithashtu, në homazhe kanë marrë pjesë edhe drejtues të OVL-UÇK-së.
Kurti: Beteja e Koshares, sakrificë për liri dhe shembje të kufirit