Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban – Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit

Izraeli ka urdhëruar evakuimin e banorëve në disa lagje të jugut të kryeqytetit libanez, Beirut, duke paralajmëruar se do të kryejë sulme të reja ndaj infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Avichay Adraee, u ka bërë thirrje banorëve që të largohen menjëherë nga zonat e listuara, duke theksuar se “Izraeli nuk synon t’ju dëmtojë, por për sigurinë tuaj duhet të evakuoheni menjëherë”.

Sipas njoftimit, urdhri përfshin lagjet, Haret Hreik, Ghobeiry, Al-Lilaki, Hadath, Borj el-Barajneh, Tahwitat al-Ghadir, Shiyyah dhe Al-Janah — zona të njohura në jug të Bejrutit, ku Izraeli pretendon se ndodhen struktura të Hezbollahut, Hezbollah.

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, thotë se sulmet vdekjeprurëse izraelite ndaj Libanit “shkelin në mënyrë flagrante” marrëveshjen e armëpushimit dhe paralajmëron se duart e tyre “do të mbeten në këmbëz”, raporton BBC.

Komentet e tij vijnë ndërsa ushtria izraelite lëshon urdhra të rinj evakuimi për banorët në Bejrutin jugor, një ditë pasi u godit nga sulme të rënda.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit thotë se 203 persona janë vrarë dhe më shumë se 1,000 të tjerë janë plagosur në sulmet e së mërkurës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë të sulmojë grupin Hezbollah të mbështetur nga Irani “kudo që të jetë e nevojshme”.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika