Operacioni “Storm 17” në Durrës: Arrestohen katër shtetase kineze për prostitucion

Policia e Shtetit në Shqipëri ka përmbyllur operacionin policor të koduar “Storm 17”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme që lidhen me prostitucionin në qytetin e Durrësit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij aksioni janë arrestuar në flagrancë katër shtetase kineze, të cilat dyshohet se kishin marrë me qira dy ambiente në zonat e Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës, duke i përshtatur për ushtrim prostitucioni.

Të arrestuarat janë identifikuar si X. Ch., 48 vjeçe, J. L., 36 vjeçe, Y. L., 48 vjeçe dhe L. Sh., 53 vjeçe, të gjitha me shtetësi kineze.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas një hetimi katërjavor të realizuar me metoda speciale për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Në lidhje me këtë rast, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe katër shtetas të tjerë nga Durrësi, Kavaja, Shijaku dhe Kosova.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar katër pasaporta si dhe një shumë parash, të cilat janë marrë si prova materiale. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës, ndërsa hetimet vijojnë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika