18 vite pas miratimit, Baraliu: Kushtetuta derivative ka nevojë për rishkrim të plotë

Profesori Mazllum Baraliu, në një lidhje direkte në FIVE në RTV Dukagjini, ka folur për Kushtetutën e Republikës së Kosovës në 18-vjetorin e miratimit të saj.

Ai ka thënë se Kushtetuta ka nevojë për plotësim.

“Patjetër që ka nevojë sepse është Kushtetutë derivative. Kushtetutë e cila ka zanafillën e saj nga një propozim plan që është quajtur ‘Plani i Ahtisarit’, të gjithë qytetarët e dinë dhe që natyrisht se ka pasur interesa të ndryshme të involvuara në përpilimin e saj dhe mbi të gjitha përmbushjen e standardeve ndër më të lartat në Evropë për komunitetet pakicë”.

Ai shtoi se natyra e Kushtetutës ka mangësi që nga preambula e deri te dispozitat e saj.

“Natyra e saj është e tillë që nga Preambula, e cila është e mangët dhe do të duhej të plotësohej, e deri te çdo dispozitë tjetër në fund të saj. Koha ka treguar për këto vite, përkundër rëndësisë historike që ka dhe përkundër kontributit nga Gjykata Kushtetuese që është dhënë me vendimet, gjegjësisht aktgjykimet e saj, por jo të gjitha sepse ka pasur edhe të tilla që nuk i kanë përmbushur interesimin e qytetarëve dhe vullnetin e tyre. Por sidoqoftë, ka nevojë dhe ka nevojë jo vetëm të plotësohet e ndryshohet, por ndoshta edhe të rishkruhet”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika