18 vjetori i Kushtetutës – Gjykata më e lartë vlerësohet se u sfidua nga politika

Sot u shënua 18 vjetori i miratimit të aktit më të lartë juridik – Kushtetutës, institucionit i cili viteve të fundit u sfidua jo pak, kryesisht nga partitë politike e nga institucionet, andaj gjykatësit e saj patën goxha punë, duke i nxjerrë disa aktgjykime, bazuar në të cilat edhe u zhbllokuan situata politike në vend. Njohës të punës së këtij institucioni, vlerësojnë që së fundmi, u shpërfaq papjekuria e politikanëve, të cilët, Kushtetuesen e shihnin si shpëtim

Në vitet e fundit, në adresën e Gjykatës Kushtetuese u dorëzuan shumë kërkesa nga partitë politike, trajtimi i të cilave shpeshherë i dha kahje çështjeve politike.

Ndër të fundit, ishte aktgjykimi për dekretin për shpërndarjen e Kuvendit nga Presidentja Vjosa Osmani. Më 25 mars, Kushtetuesja vendosi që Kuvendi s’e kishte konsumuar afatin 60 ditor për zgjedhjen e presidentit, andaj konstatoi që deputetët kishin edhe 34 ditë kohë.

Vetëm një vit më herët, Kushtetuesja, mori një tjetër aktgjykim të rëndësishëm.

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Kuvendi assesi nuk po arrinte që ta zgjedhte kryetarin, me insistimin e Vetëvendosjes që në këtë pozitë ta vendos Albulena Haxhiun, madje edhe me votim të fshehtë.

Pikërisht kjo formë e votimit, u kontestua nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilës Kushtetuesja i dha të drejtë, dukë lënë afat veç 30 ditor për zgjedhjen e Kryetarit, i cili në fund doli të jetë Dimal Basha.

Por, në të njëjtën seancë, u konstatua se Kuvendi bëri një tjetër shkelje të Kushtetutës – zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar nga komunitetet.

Kërkesat kaq të shpeshta nuk ishin më parë, sipas një ish-nënkryetari të këtij institucioni. 

“Ka pasur tepër kërkesa, nga partitë politike e institucionet, duke e munduar më shumë këtë institucion. Por, besoj që gjykata e ka kryer mirë punën e saj”, ka thënë Kadri Kryeziu, Ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Kështu, sipas Kadri Kryeziut, u shpërfaq papjekuri politike.

“mungesa e vetëdijes së kulturës politike dhe deputetëve, krijon premisa që kërkesat të shkojnë në gjykatë, meqenëse atë e konsiderojnë si shpëtim”, ka thënë Kadri Kryeziu, Ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Krahas aktgjykimeve për dekretin e Presidentit apo zgjedhjen e kryetareve apo nënkryetarëve të Kuvendit, në Kushtetuese u kontestuan edhe ligjet e nxjerra pikërisht nga Kuvendi. Në Janar të vitit 2026, Kushtetuesja i rrëzoi hiç më pak se 13 ligje, ndër të cilat edhe ligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, që aktualisht është rikthyer në Kuvend për votim.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika