Abrashi kritikon Osmanin për deklaratat e saj për veriun dhe sulmin në Banjskë

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj deklarimeve të ish-presidentes Vjosa Osmani, duke e kritikuar mënyrën e prezantimit të rolit institucional në lidhje me situatën në veri të vendit, veçanërisht pas sulmit në Banjskë të Zveçanit.

Abrashi ka thënë se deklarata të tilla me “protagonizëm” mund të zbehin rolin e institucioneve të sigurisë në Kosovë dhe të mos pasqyrojnë siç duhet angazhimin e vazhdueshëm të tyre në terren. Sipas tij, operacionet e sigurisë në veri janë rezultat i një pune të gjatë dhe sistematike të institucioneve për rend dhe ligj.

“E pashë emisionin e fundit të Presidentes Osmani. Më bëri përshtypje protagonizmi që kishte për veriun, veçanërisht në rastin e sulmit në Banjskë të Zveçanit.

Deklarime të tilla që, me protagonizëm, shquajnë rolin e saj, jo vetëm që zbehin rolin e institucioneve relevante të sigurisë në Kosovë, por edhe përbuzin gjithë atë sakrificë të tyre për këto vite me radhë e deri te së fundmi rasti në Banjskë.

Në veri ka pasur aksione të përditshme ndaj krimit e kriminelëve, janë ndërtuar nënstacione, janë gjuajtur e plagosur policë. E qindra policë që çdo natë e ditë ruajnë, bëjnë ndërrimet e kujdesen për asetet shtetërore.

Uni individual nuk është mentalitet shtetëror. Detyrë e udhëheqësve shtetërorë është shquarja dhe inkurajimi i angazhimit shtetëror e institucional në njërën anë dhe, në anën tjetër, sakrifica e pjesëtarëve që mbartin uniformën shtetërore të Policisë së Kosovës. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës bënë një aksion të jashtëzakonshëm në Banjskë të Zveçanit. E mbi të gjitha, është vetë rënia e heroit Afrim Bunjaku, që edhe i doli në ballë atij grupi terrorist.

Suksesi i shtetit të Kosovës në veri ka qenë e kundërta e protagonizmit; shtrirja e rendit atje ka qenë sistematike, e përditshme, graduale dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika