BE aktivizon plotësisht Sistemin e Hyrje/Daljes në Schengen, MPB njofton qytetarët e Kosovës

Fotografi ilustruese: Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka njoftuar qytetarët se nga 10 prilli, Sistemi Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES) i Bashkimit Evropian është duke u zbatuar plotësisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Zonës Schengen.

Sipas njoftimit, sistemi kishte nisur të aplikohej në mënyrë graduale që nga 12 tetori 2025, ndërsa tani ka hyrë në fazën e implementimit të plotë në të gjitha shtetet e Schengenit.

EES është një sistem i automatizuar dhe biometrik që regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve nga vendet jo-anëtare të BE-së. Ai mbledh të dhëna biometrike si gjurmët e gishtërinjve, fotografinë e fytyrës dhe informacionet e dokumentit të udhëtimit.

Me zbatimin e plotë të këtij sistemi, vulosja manuale e pasaportave do të zëvendësohet me regjistrim elektronik, duke mundësuar gjithashtu identifikimin automatik të qëndrimeve të tejkaluara.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se Sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES) i Bashkimit Evropian nga sot (10 prill 2026) do të zbatohet plotësisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Zonës Schengen.

Siç kemi njoftuar më parë, ky sistem ka filluar të zbatohet gradualisht nga 12 tetor 2025 deri në arritjen e zbatimit të plotë. Sistemi EES është një sistem i automatizuar dhe biometrik që regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së, përmes mbledhjes së të dhënave si: gjurmët e gishtërinjve; fotografia e fytyrës; të dhënat e dokumentit të udhëtimit. Nga 10 prilli 2026, ky sistem zëvendëson plotësisht vulosjen manuale të pasaportave dhe mundëson identifikimin automatik të qëndrimeve të tejkaluara.

Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në Zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra (deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore), duke plotësuar këto kushte: Të posedojnë pasaportë biometrike valide (e vlefshme të paktën 3 muaj pas datës së kthimit); Të justifikojnë qëllimin e udhëtimit (turizëm, vizitë familjare, biznes, etj.); Të kenë dëshmi të mjeteve të mjaftueshme financiare për qëndrimin; Të kenë biletë kthimi ose dëshmi për vazhdimin e udhëtimit; Të mos jenë në listat e ndalimit të hyrjes në Schengen. Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë të informojë qytetarët për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë sistem”, ka njoftuar MPB-ja.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika