Kurti në Konferencën e Londrës për Mbrojtje: Serbia ka 48 baza operacionale përreth kufirit të Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, mori pjesë në Konferencën e Londrës për Mbrojtje.

Duke folur për luftën hibride, Kurti tha se ajo nuk është zëvendësim i luftës klasike por vetëm fazë përgatitore për të teksa shtoi se ajo është bërë normë kudo dhe se në ditët e sotme është lajm nëse nuk ka luftë hibride në ndonjë rund zgjedhjesh, njofton Dukagjini.

Kurti tha se është e rëndësishme që të ndërtohet qëndrueshmëri dhe adaptueshmëri në raport me këtë sfidë. Ndërsa foli edhe për ndikimet në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk ka arsye për shumë relaksim, si të thuash, sepse Serbia është një ‘proxy’ i Rusisë dhe atje janë 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit të shtetit tim. Të gjitha janë në atë që quhet zonë e sigurisë e NATO-s. Kremlini ka një zyrë brenda Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, në Beograd dhe Qendrat Rajonale të Russia Today dhe Sputnik për Ballkan janë në Serbi”, tha kryeministri.

Ai theksoi se nevojitet sundim i ligjit, luftim i korrupsionit, respektim i të drejtave të njeriut dhe më shumë solidaritet.

Duke folur në kontekst të agresionit rus dhe sfidave të sigurisë për Evropën, Kurti tha se Ukraina është një mundësi që Evropa të bashkohet në një nivel tjetër.

“Mendoj që nëse Bashkimi Evropian arrin të menaxhojë beteja të caktuara në këtë dekadë, dekada e ardhshme lehtë mund të jetë dekada e BE-së. Këtu jam shumë optimist që të dyja NATO-ja, veçmas Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, mund të luajnë një rol të madh”, shtoi ai.

Kurti, po ashtu, foli për rëndësinë e zhvillimit të industrisë ushtarake, përkatësisht prodhimit të armëve dhe municionit, si dhe atë të edukimit të të rinjve.

“Ajo çfarë bëj në vendin tim, Republikën e Kosovës, është angazhimi me të rinjtë. Është shumë e rëndësishme që të angazhohemi me të rinjtë, sepse po e humbasim kontaktin. Hapësira ndërmjet gjeneratave është problematike dhe lufta hibride mund të jetë fatale”, tha kryeministri Kurti.

 

 

 

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika