ZRRE-ja: Sivjet do ketë më pak rrymë vendore, propozojmë mos-rritje të çmimit

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka propozuar që për këtë vit relevant tarifor të mos ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët e shërbimit universal, ku përfshihen amvisëritë dhe bizneset e vogla që nuk kanë kaluar në treg të hapur.

“ZRrE propozon që për këtë vit relevant tarifor të mos ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët e shërbimit universal”, tha u tha në njoftimin për media të kësaj zyre.

Në një njoftim për media, ZRRE ka bërë të ditur se gjatë vitit 2026 pritet të ketë më pak prodhim vendor dhe më shumë import të energjisë, për shkak të remonteve në Termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Megjithatë, për të shmangur ndikimin e menjëhershëm në tarifat e qytetarëve, është propozuar një mekanizëm që lejon shpërndarjen e kostove të rritura në disa periudha tarifore.

“Ky mekanizëm parasheh që një pjesë e kostove të rritura të furnizimit të shpërndahet në më shumë se një periudhë tarifore, me qëllim zbutjen e ndikimit në tarifa për një vit të vetëm. Ky trajtim nuk përfaqëson ulje reale të kostove, por një shpërndarje të tyre në kohë, duke kontribuar në stabilitetin e furnizimit dhe përballueshmërinë për konsumatorët. Pra ZRRE propozon që për këtë vit relevant tarifor të mos ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike për konsumatorët e shërbimit universal”, thuhet në komunikatën për media kur u bë publikimi i raporteve konsultative për të hyrat e lejuara maksimale për operatorët dhe furnizuesit.

ZRRE thekson se gjatë analizës së aplikacioneve të pranuara nga ndërmarrjet energjetike është konstatuar se në vitin 2026 pritet prodhim më i ulët vendor për shkak të remonteve në termocentrale, gjë që do të rrisë varësinë nga importi i energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, konsumatorët, ndërmarrjet dhe palët e interesuara kanë mundësi të paraqesin komentet e tyre deri më 24 prill, pas së cilës Bordi i ZRRE-së pritet të marrë vendimin përfundimtar.

Në strukturën aktuale të tarifave me pakicë për konsumatorët e shërbimit universal, tarifa e lartë aplikohet prej orës 07:00 deri në 22:00 gjatë periudhës 1 tetor – 31 mars, ndërsa prej orës 08:00 deri në 23:00 gjatë periudhës 1 prill – 30 shtator.

Tarifa e lartë për konsumatorët që shpenzojnë më pak se 800 kilovat-orë në muaj është 9.05 centë për kilovat, ndërsa tarifa e ulët 3.88 centë. Për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat-orë, tarifa e lartë është 15.43 centë, ndërsa ajo e ulët 7.28 centë.

Në janar, të tre operatorët kishin kërkuar shtrenjtim të energjisë elektrike, ku KESCO kishte kërkuar rritje rreth 20 për qind.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika