Sveçla në Gjykatë për gazin lotsjellës: Prokuroria duhet të hetojë Demarkacionin

Politike e të qëllimshme e ka quajtur akuzën e Prokurorisë për gazin lotsjellës ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai në gjykatë ka kritikuar punën e sistemit prokurorial duke thënë se në bankën e të akuzuarve do duhej të ishin zyrtarë e deputetët që vendosen te shesin ose falin tokën e Kosovës.

Shpesh mungoi por këtë të premte ministri i Punëve të Brendshme la të gjitha angazhimet e tij për tu paraqitur në Gjykatë.

Sveçla akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë vitit 2018, e akuza për pengim të personit zyrtar, tashmë është parashkruar.

Në seancën e sotme, ministri u deklarua i pafajshëm.

Më pas seanca ka vazhduar me fjalët hyrëse që i pari i nisi prokurori i shtetit.

“Prokuroria përmes këtij shqyrtimi gjyqësor përmes provave mareriale do vërtetohet përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet”, u shpreh Prokurori, Avni Namani.

Por, më shumë fjalë Sveçla pati në fjalën hyrëse.

“Prokurori i shtetit në vend se të merret me aksionet politike, do duhej këtu ta ndiqte cdo qeveritar dhe të gjithë ata deputet që kanë votuar këtë shkelje”, u shpreh Sveçla.

Svecla nuk kurseu kritikat ndaj sistemit te drejtësisë çka bëri që t’i reagojë gjyqtari.

“E the që këtu s’ka drejtësi nëse ju nuk i besoni gjyqtarit ne në këtë moment mundemi me ndëpre seancën dhe kërkesën për caktimin e një gjyqtari tjetër”, u shpreh gjyqtari, Sabit Januzaj.

“Prokuroria do duhej që ex oficio do duhej të ndiqte ata që kanë fal ose kanë shit tërritor”, tha Sveçla.

Pas fjalëve hyrëse gjyqtari deshi të vazhdojë me administrim të provave por avokati i Sveçlës tha se nuk janë të përgatitur.

“Janë shtyre shumë seanca dhe nuk e kam prit që kemi me pas kushte”, tha avokati, Laur Preni.

Edhe pas insistimit të prokurorit se shtyrja e seancës është vetëm për të zvarritur procesin, gjyqtari vendosi që ta aprovojë propozimin e mbrojtjes.

Procedura ndaj ministrit të Punëve të Brendshme u veçua nga zyrtarët e tjerë, pikërisht për shkak të mosparaqitjes se Xhelal Sveçlës në gjykatë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika