Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka hapur thirrjen publike për mbështetje financiare për projektet e organizatave joqeveritare (OJQ) të licencuara në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare në Republikën e Kosovës.
Në njoftim, ministria u bën thirrje të gjitha OJQ-ve të regjistruara dhe të licencuara, programet e të cilave janë të fokusuara në mbështetjen e kategorive sociale dhe fuqizimin e familjes apo individëve në nevojë, që të aplikojnë për financim të projekteve që kontribuojnë në realizimin e objektivave në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare, njofton Dukagjini.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 7 ditë pune, përkatësisht deri më 22 prill 2026, në orën 16:00.
Sipas njoftimit, dokumentet duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura, përmes postës ose personalisht, në adresën e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Zyra e Arkivit, në rrugën “Edit Durham” nr. 46, 10000 Prishtinë.
Ministria thekson se dokumentet e dorëzuara në zarfe të mbyllura nuk duhet të hapen para mbledhjes së Komisionit vlerësues.
Informacionet e detajuara, përfshirë kriteret dhe procedurat e aplikimit për këtë thirrje publike, janë të publikuara në linkun vijues: https://mpfvlc.rks-gov.net/…/thirrje-publike-per…/