Kongresisti Torres për Eliot Engel: Ishte hero, pati rol kyç në mbrojtjen e shqiptarëve nga gjenocidi i Millosheviqit

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, është shprehur i pikëlluar me vdekjen e ish-kongresmenit Eliot Engel, duke thënë se karriera e këtij të fundit në shërbimin publik ishte legjendare dhe e gjatë.

Torres, ka theksuar se Engel përveç anëtar i kongresit, ka qenë edhe një hero për shumëkënd.

‘’ Ai luajti një rol kyç në mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës nga spastrimi etnik dhe gjenocidi nga regjimi vrastar i Slobodan Milošević’’, ka shkruar Torres mes tjerash, përcjell Gazeta Express.

Postimi i plotë:

Jam thellësisht i pikëlluar nga ndarja nga jeta e Eliot Engel, karriera e të cilit në shërbimin publik ishte po aq legjendare sa edhe e gjatë.

Ai nuk ishte thjesht një anëtar i Kongresit; ai ishte një hero për shumëkënd.

Jetët e qindra mijëra njerëzve u shpëtuan falë përkrahjes së tij të palëkundur. Ai luajti një rol kyç në mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës nga spastrimi etnik dhe gjenocidi nga regjimi vrastar i Slobodan Milošević.

Për dekada, ai ishte një institucion në Bronx, një mbrojtës i vendosur i marrëdhënies SHBA–Izrael dhe një luftëtar i fuqishëm për pavarësinë e demokracisë më të re në botë: Kosovën.

Trashëgimia që ai lë pas do të zgjasë për brezat që do të vijnë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika