Erik ten Hag: Ronaldo nuk është në shitje

Trajneri i i Manchester Undited, Erik ten Hag ka këmbëngulur se Cristiano Rondaldo nuk është i disponueshëm për transferim

Trajneri i Man United, Erik ten Hag.

Erik ten Hag tha se po planifikon ta ketë sulmuesin portugez në skuadrën e tij sezonin e ardhshëm.

Ndërsa, për mospjesëmarrjen në ndeshjet e parasezonit kundër Liverpoolit, ai tha se Ronaldos i është dhënë pushim për t’u marrë me një çështje familjare dhe nuk ka udhëtuar për në Bangkok përpara ndeshjes së parë të parasezonit kundër Liverpoolit në stadiumin kombëtar Rajamangala të martën.

“Ai nuk është me ne dhe kjo është për shkak të çështjeve personale”, ka thënë ten Hag në një konferencë shtypi të hënën, njofton ESPN.

Gjithashtu, ai tha se me padurim po pret të fillojë sezonin e ardhshëm dhe të punojë më Ronaldon.

“Ne po planifikojmë për Cristiano Ronaldon për sezonin dhe kaq. Mezi pres të punoj me të. Kam lexuar që ‘ai dëshiron të largohet’, por ajo që them është se Cristiano nuk është në shitje, ai është në planet tona dhe ne duam sukses së bashku.

Ten Hag ka mbërritur në Tajlandë me Tyrell Malacia si nënshkrimin e vetëm të ri në skuadër.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika