Inflacioni arrin në 6.7 për qind, këto janë produktet më të shtrenjta

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë muajit mars, duke reflektuar një inflacion vjetor prej 6,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në baza mujore rritja ka arritur në 1,5%, njofton Agjencia e Statistikave të Kosovës, transmeton KosovaPress.

Sipas raportit për muajin mars, të dhënat tregojnë se niveli i përgjithshëm i çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i disa kategorive kryesore të konsumit.

Rritjet më të theksuara janë regjistruar te shërbimet që lidhen me pajisjet personale të transportit (+42,5%), biletat e fluturimeve (+38,4%), si dhe furnizimi me ujë dhe shërbimet që lidhen me banimin (+31,9%).

Po ashtu, rritje e konsiderueshme është vërejtur te energjia elektrike (+17,4%), karburantet dhe lubrifikantët (+17,4%), si dhe lëndët djegëse si dru zjarri dhe pelet (+15,6%).

Ndikim në rritjen e inflacionit kanë pasur edhe tek pemët (+13,1%) dhe mishi (+12,4%).

Rritje çmimesh janë evidentuar edhe në një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh të tjera, përfshirë kafen, çajin dhe kakaon (+7,8%), shërbimet hoteliere (+6,9%), produktet ushqimore (+6,8%), si dhe ëmbëlsirat dhe produktet e sheqerit (+5,7%).

Po ashtu, janë shtrenjtuar edhe shërbimet ambulantore, kujdesi personal dhe mallrat për mirëmbajtjen e ekonomisë shtëpiake.

Në baza mujore, krahasuar me shkurtin 2026, rritja prej 1,5% është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i karburanteve dhe lubrifikantëve për transport (+25,8%), si dhe nga rritja e çmimeve të perimeve (+3,7%), pemëve (+1,5%) dhe mishit (+0,3%).

Ndërkohë, disa kategori kanë shënuar ulje të çmimeve gjatë kësaj periudhe, përfshirë energjinë elektrike (-3,7%) dhe lëndët djegëse të ngurta (-2,2%), të cilat kanë zbutur pjesërisht rritjen e përgjithshme të çmimeve./KP

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika