Djali i Agim Ramadanit: Sakrifica e dëshmorëve të mos zbehet, Kosova ka nevojë për unitet

Jeton Ramadani, djali i heroit të Kosovës Agim Ramadani, ka bërë thirrje për unitet dhe ruajtje të vlerave të luftës, duke theksuar se sakrifica e dëshmorëve duhet të vazhdojë të jetojë përmes ndërtimit të shtetit.

Ai ka deklaruar se figura e babait të tij nuk i përket vetëm familjes, por gjithë atyre që luftuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për Kosovën.

Ai theksoi se lufta nuk përfundon me armë, por vazhdon përmes mënyrës së jetesës dhe angazhimit për shtetin.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos lejojnë që sakrifica e dëshmorëve të harrohet.

“Babi nuk jetoi për vete. Ai jetoi për lirinë, dhe atë rrugë e ndau me juve. Ju ishit forca e tij, arsyeja pse ai nuk u ndal kurrë. Sot pas 27 vitesh, ai është krenar me ju. Ju që qëndruat, që nuk u përkulët, që nuk e latë rrugën në mes. Sepse lufta nuk mbaron me armë, ajo vazhdon në mënyrën se si jetojmë dhe si e duam njëri-tjetrin dhe si e ndërtojmë shtetin tonë. Për mua, ju jeni vazhdim i tij. Sot Kosova ka nevojë për ju, për unitetin, për vendosmërinë, për dashurinë ndaj atdheut. Në emër të familjeve të dëshmorëve ju lutem qëndroni bashkë, mos lejoni që sakrifica të zbehet. Ndërtoni shtetin ashtu siç e ëndërruan ata që dhanë gjithçka. Ata jetojnë në ne. Lavdi komandantit, lavdi juve që ruani dhe ndërtoni këtë shtet”, tha ai./EO

Akademi përkujtimore për Agim Ramadanin – kujtohet roli i tij në thyerjen e kufirit në Koshare

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika