Trump: SHBA-ja po e ‘pastron’ Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja po “e pastron Ngushticën e Hormuzit”, teksa negociatat mes SHBA-së dhe Iranit janë duke u zhvilluar në Pakistan.

“Tani po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hormuzit si një favor për vendet në mbarë botën, përfshirë Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut, Francën, Gjermaninë dhe shumë të tjera. Në mënyrë të pabesueshme, ato nuk kanë guximin apo vullnetin ta bëjnë vetë këtë punë”, ka shkruar Trump në Truth, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Ai shtoi gjithashtu se anijet bosh që transportojnë naftë nga shumë vende po drejtohen drejt Shteteve të Bashkuara për t’u furnizuar me naftë.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë nënkupton saktësisht “pastrimi i ngushticës”, ndërsa Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara nuk ka dhënë ende sqarime zyrtare për deklaratat e Trump.

Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë, përmes së cilës kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë, mbetet e kufizuar për qarkullim.

Rihapja e saj ishte pjesë kyçe e marrëveshjes së armëpushimit, por vetëm pak anije kanë kaluar që nga hyrja në fuqi e tij.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika