Macron diskuton për situatën në Lindjen e Mesme me Princin e Arabisë Saudite

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ku në fokus ishte situata në Lindjen e Mesme.

Përmes një postimi në platformën X, Macron theksoi se ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për një armëpushim në Libani, duke kërkuar që ai të respektohet plotësisht dhe të zgjatet pa vonesë.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e rikthimit sa më të shpejtë të lundrimit të lirë dhe të sigurt në Ngushtica e Hormuzit, një pikë kyçe për tregtinë ndërkombëtare.

Macron shtoi se të dy palët janë dakorduar të mbajnë komunikim të vazhdueshëm për të kontribuar në uljen e tensioneve dhe për të avancuar drejt një marrëveshjeje për paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon, në kuadër të diskutimeve që po zhvillohen në Islamabad.

Të fundit nga rubrika