Historia e gjyqësorit të Kosovës ndër vite, përmes Muzeut që ndodhet në Pallatin e Drejtësisë

Dokumente të ndryshme e dekrete të emërimit të gjyqtarëve shqiptarë dekada më parë, kanë zërë vend në muzeun e gjyqësorit që është brenda Pallatit të Drejtësisë. Ish-kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, me iniciativën e të cilit u themelua muzeu, ka folur për rëndësinë e ruajtjes së historisë së sistemit gjyqësor dhe për qëllimin që ka ky muze, i cili mund të vizitohet nga qytetarët

Një hapsirë e veçantë që përmban histori të periudhës deri në 100 vjeçare, të gjyqësorit të Kosovës, është brenda objektit të Gjykatës Supreme.

Dokumente e dëshmi të rralla që i përkasin periudhave të ndryshme të gjyqësorit të Kosovës, janë të ekspozuara në muzeun e gjyqësorit.

Vend ka zërë edhe toga Rexhep Haxhmiusës, si kryetari i parë i Gjykatës Supreme, pas përfundimit të luftës, e edhe lista me emra e gjyqtarëve të larguar nga puna gjatë viteve të 90-ta.

Por, arkivi përfshin edhe dokumente nga dekada më parë, që sjellin një histori mjaftë të rëndësishme të gjyqësorit në Kosovë nga nja një periudhë edhe më e largët.

“Është e rëndësishme periudha e Luftës së dytë botërore periudha 41-44 që në fakt Republika e Shqipërisë në atë periudhë që emëronte gjyqtarë në Kosovës, dhe kemi gjurmë të dekreteve të  gjqytarëve shqiptar të emëruar në atë peridhë dhe tani kemi edhe peridhën pas luftës së dytë botërore nga Gjykatat ushtarake e që nuk është periudha shumë e ndritur por ka gjurmë, prej asaj periudhe dhe më pas kur konsilidohet autonomia e Kosovës dhe realisht funksionon një sistem më normal”, ka thënë Albert Zogaj – Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Muzeu është krijuar me iniciativë të ish-kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj.

“Përmes këtij muzeu kemi mundesinë me e prezentu disa sfida të jashtëzakonshme që i ka kalu Kosova por njëkohësisht edhe sistemi gjyqësor sepse në këtë hapsirë të vogël prezantohet edhe rrënimi i sistemit gjyqësor në vitet e 90, në 91 – 93 që shkarkohen të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët në atë kohë dhe njëkohësisht kemi edhe pjesën e  pasluftës që sistemi gjyqësor është ndërtuar po ashtu nga njerëz të njëjtë që është larguar nga puna në vitete e 90”, ka thënë Albert Zogaj – Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Një kënd i është kushtuar edhe misioneve ndërkombëtare, që kanë mbështetur rimëkëmbjen e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Muzeu është i hapur gjatë javës për vizitorë, ndërsa synohet që të zgjerohet edhe me hapësira të tjera, përfshirë Biblotekën e Gjykatës Supreme.

Të fundit nga rubrika