Trump: Kina do të përballet me pasoja nëse dërgon armë në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Kina do të ketë “probleme të mëdha” nëse dërgon armë në Iran.

I pyetur nga CNN për inteligjencën amerikane që tregon se Pekini po përgatitet të dërgojë armë në Iran, ai sugjeroi se Kina do të përballet me pasoja nëse e bën këtë.

“Nëse Kina e bën këtë, Kina do të ketë probleme të mëdha, në rregull?” tha ai ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Florida, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Trump nuk tha nëse ka folur me liderin kinez Xi Jinping, me të cilin pritet të takohet në fillim të muajit të ardhshëm në Kinë.

CNN raportoi më herët të shtunën se inteligjenca amerikane tregon që Kina po përgatitet të dërgojë sisteme të reja të mbrojtjes ajrore në Iran brenda javëve të ardhshme, sipas tre personave të njohur me vlerësimet e fundit të inteligjencës.

Ky informacion thekson se Irani mund të jetë duke përdorur armëpushimin si një mundësi për të rimbushur disa sisteme armësh me ndihmën e partnerëve të rëndësishëm të huaj.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika