Hungarezët votojnë sot që mund t’i japin fund sundimit të Orbanit

Hungarezët po votojnë sot në zgjedhjet parlamentare që mund t’i japin fund sundimit 16-vjeçar të kryeministrit Viktor Orban, të riformësojnë balancat politike në Evropë dhe të kenë jehonë edhe në Shtetet e Bashkuara.

Siç shkruan Reuters, Orban – një nacionalist euroskeptik, ka ndërtuar ndër vite modelin e tij të “demokracisë joliberale”, i cili është parë si frymëzim nga lëvizja MAGA e Donald Trump dhe mbështetësit e saj në Perëndim.

Megjithatë, në Hungari është rritur pakënaqësia ndaj tij pas tre vitesh stagnimi ekonomik, rritjes së kostos së jetesës dhe akuzave për pasurim të elitave pranë pushtetit, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Sondazhet e opinionit e vendosin partinë në pushtet Fidesz në disavantazh ndaj partisë opozitare të qendrës së djathtë Tisza, të udhëhequr nga Peter Magyar, me një diferencë prej rreth 7–9 pikë përqindjeje, ndërsa Tisza llogaritet në 38–41% mbështetje.

Votimi për parlamentin me 199 vende ka nisur në orën 06:00 të mëngjesit sipas kohës lokale dhe do të vazhdojë deri në orën 19:00, ndërsa rezultatet e para pritet të dalin më vonë gjatë mbrëmjes.

Zgjedhjet po ndiqen nga afër në Bruksel, ku shumë vende të Bashkimit Evropian kritikojnë Orban-in, aleat të presidentit rus Vladimir Putin, për atë që e konsiderojnë dobësim të demokracisë, lirisë së medias dhe të drejtave të pakicave në vend.

Për Ukrainën, një ndryshim i mundshëm i pushtetit në Budapest mund të ndikojë në zhbllokimin e një pakete të rëndësishme financiare të Bashkimit Evropian prej 90 miliardë eurosh, që konsiderohet jetike për përpjekjet e luftës së Kievit, si dhe të ndryshojë ekuilibrat brenda BE-së ndaj Rusisë.

Orban e ka paraqitur garën si një zgjedhje mes “luftës dhe paqes”, ndërsa gjatë fushatës ka paralajmëruar se lideri i Tisza-s, Magyar, do ta përfshinte Hungarinë në luftën në Ukrainë, një pretendim që ai e ka mohuar.

Fushata e Orban është shoqëruar edhe me akuza për ndikim të Moskës, të cilat ai i ka mohuar, duke theksuar se synimi i tij është mbrojtja e identitetit kombëtar dhe vlerave tradicionale të Hungarisë.

Nga ana tjetër, Peter Magyar, ish-bashkëpunëtor i Orbán-it, ka fituar mbështetje të madhe duke kapitalizuar pakënaqësinë për korrupsionin e dyshuar dhe rënien e standardit të jetesës, veçanërisht tek votuesit e rinj që kërkojnë ndryshim politik.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika