Kërcënimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit pritet të ketë ndikim të kufizuar në trafikun detar, sipas ekspertëve të transportit.
Eksperti i transportit detar, Lars Jensen, tha se një veprim i tillë do të prekë vetëm një numër shumë të vogël anijesh që aktualisht po kalojnë në këtë rrugë ujore.
“Nëse kjo zbatohet nga amerikanët, do të ndalojë vetëm një numër shumë të vogël anijesh dhe në përgjithësi nuk ndryshon shumë situatën”, u shpreh ai, raportom BBC.
Jensen, drejtor ekzekutiv i Vespucci Maritime, shtoi se edhe paralajmërimi për ndalimin e anijeve që paguajnë tarifa ndaj Iranit ka pak ndikim, pasi kompanitë që do ta bënin një gjë të tillë tashmë do të përballeshin me sanksione amerikane.
Sipas tij, shumica e kompanive të transportit detar po presin të shohin nëse do të arrihet një marrëveshje e mundshme paqeje dhe nëse ajo do të jetë e qëndrueshme, përpara se të rifillojnë aktivitetin normal.
Ai theksoi se vendimi për rikthimin e sigurt të lundrimit në ngushticë varet kryesisht nga besimi i kompanive në qëndrueshmërinë e çdo marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Iranit, duke shtuar se kjo mbetet një çështje subjektive dhe e pasigurt.
Asnjë marrëveshje SHBA-Iran, nuk pritet rifillim i shpejtë i bisedimeve